Raporti i Freedom House: Shqipëria, vend pjesërisht i lirë

Raporti i Freedom House: Shqipëria, vend pjesërisht i lirë

Raporti i Freedom House e vlerëson Shqipërinë si vend pjesërisht të lirë. Raporti vëzhgon të drejtat politike, liritë civile dhe shkallën e lirisë në përgjithësi.

Në të tre këto tregues Shqipëria është vleresuar me 3 pikë, në një sistem vlerësimi nga 1 në 7, ku 1-shi tregon liri më të mëdha dhe 7-ta mungesë të lirive. Krahasuar me një vit më parë, në asnjërin prej treguesve Shqipëria nuk është përmirësuar.

Në total liria në vend është vlerësuar me 68 pikë nga 100 në total.

Raporti merr në vëzhgim 195 vende, ku 87 vlerësohen si të lira, 59 pjesërisht të lira dhe 49 vende si jo të lira.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>