Të gjithë qytetet dhe portet kryesore të Shqipërisë shërbejnë si qendra për prodhimin ose kalimin e lëndëve narkotike drejt vendeve europiane.
Prej disa vitesh, Shqipëria është kthyer në një pikë të rëndësishme tranziti në Ballkan për trafikimin e heroinës, kokainës, si dhe vazhdon të jetë vendburimi kryesor për kanabisin që trafikohet drejt BE-së.
Këto veprimtari kriminale drejtohen nga bandat e çdo qyteti, njohur si ndër bandat më të egra në Europë. Shumë prej këtyre bandave kriminale shqiptare kanë lidhje të forta me politikën. Ata kanë ndërtuar skema për pastrimin e parave përmes bizneseve të ndërtimit, karburanteve, hoteleve etj.
Këto janë disa nga përfundimet kryesore të raportit “Zonat Problematike të Krimit të Organizuar në Vendet e Ballkanit Perëndimor”, publikuar sot nga Observatori i Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore, si pjesë e Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (GIATOC).
Raporti bën një skanim të qyteteve dhe porteve kryesore në vend që shërbejnë si pika të rëndësishme për trafikimin e kanabisit, kokainës dhe heroinës nga bandat kriminale. Exit.al sjell më poshtë një përmbledhje të raportit:
Shkodra është zonë problematike për krimin e organizuar si pikë e rëndësishme për trafikimin e kanabisit. Grupet kriminale në qytet janë të përfshira në trafkimin e qenieve njerëzore, para me fajde me interesa të larta, vënia gjobash, si dhe trafkimin e drogave dhe emigrantëve. Ka të paktën katër klane të fuqishme kriminale në këtë qytet, dhe shumica e pjesëtarëve të këtyre grupeve kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin. Këto familje kriminale të stilit mafoz mendohet se kanë lidhje të forta me grupe kriminale në zona të tjera të vendit, si dhe në Kosovë, dhe Mal të Zi. Ato mendohet se janë të lidhura me grupe të diasporës në Evropën perëndimore, si dhe me politikanë e parti politike. Nga fundi i vitit 2018, pesë persona u vranë dhe dy u rrëmbyen në Shkodër, duke shënuar edhe valën më të fundit të dhunës në këtë qytet.
Porti i Durrësit është një pikë hyrëse për kalimin e kontenierëve që vijnë me anije nga Amerika Latine. Drogat kalojnë për në Itali të fshehura në autobuzë, makina dhe kamionë, ndërsa ngarkesat e mëdha të drogës arrijnë me kontenierë. Tani së fundmi, një shofer kamioni u arrestua më 28 mars 2019 me dy kilogramë heroinë të pastër që i kishte fshehur në trup. Në shkurt 2018, policia shqiptare konfskoi një ngarkesë me 613 kilogramë kokainë që vinte nga Kolumbia në një kontenier plot me banane. Përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i pajisjeve skanuese (duke përfshirë edhe Njësinë e kontrollit të portit që mbështetet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogën – UNODC) mund të krijojë mundësi për një kontroll më efikas të portit nga policia dhe dogana, por nga ana tjetër një punonjës dogane tha në një intervistë se zyrtarët e lartë nganjëherë i “dekurajojnë” vartësit e tyre nga kontrolli i makinave të caktuara.
Vlora është porti i dytë më i madh në vend. Afërsia me Italinë e ka bërë këtë zonë si pikë nisje për skafet e shpejta që përdoren për trafkim, veçanërisht për kanabis, që deri këto kohët e fundit kultivohej në sasi të mëdha në këtë krahinë. Që prej shumë vitesh kriminelë nga Vlora janë transferuar drejt Italisë dhe Spanjës, ku vazhdojnë të merren me aktivitete të paligjshme. Së fundmi, ky qytet është tronditur nga një sërë vrasjesh (duke përfshirë edhe vrasjen e kreut të një grupi kriminal, Edision Harizaj në nëntor 2018), që duket se kanë ardhur si rezultat i luftës për kontrollin e tregjeve jashtë Shqipërisë, si dhe vrasje për hakmarrje midis grupeve kriminale. Mendohet se aktivitetet kriminale në Vlorë dhe rethina përftojnë edhe nga bashkëpunimi midis kriminelëve dhe policisë, si dhe nga mbrojtja e disa politikanëve.
Saranda thuhet se është qendër trafkimi dhe veprimtarish të paligjshme. Trafkantët përdorin edhe mushka për të kaluar drogë (kryesisht kanabis) përtej kufrit në Greqi. Burime të ndryshme thonë për GI, se policia vendore dhe zyrtarët e policisë kuftare e dinë se cilët janë trafkantët kryesorë, por kanë marrë urdhëra nga shefat e tyre që të mos i ndalojnë.43 Trafkantët mendohet se kalojnë drogë – kryesisht heroinë dhe kokainë – nga kufri në Qafë Botë / Sagiada, ku mungojnë pajisjet skanuese. Ka zëra se pjesa më e madhe e këtyre drogave shkon drejt portit grek të Igumenicës, dhe më pas i drejtohet Italisë së jugut.
Grupet kriminale në Elbasan janë përfshirë në trafkun e kanabisit, heroinës, dhe kohët e fundit edhe me trafkun e kokainës. Në vitin 2015, në një fshat të bashkisë Elbasan u zbulua një laborator droge që përdorej për përpunimin e kokainës. Policia sekuestroi 115 kilogramë kokainë, 359,000 euro, armë, si dhe u arrestuan 11 persona – përfshi edhe dy kolumbianë. Thuhet se qyteti është baza e dy prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, dhe që të dyja bandat janë të përfshira në trafkun e kokainës drejt Evropës perëndimore dhe Mbretërisë së Bashkuar
Fieri lidh Shqipërinë e mesme me jugun e vendit. Thuhet se grupet kriminale nga kjo krahinë janë të lidhura ngushtë me rrjete kriminale jashtë shtetit (veçanërisht në Evropën perëndimore dhe Amerikën latine), si dhe me politikanë në Shqipëri. Disa nga grupet kriminale karakterizohen edhe nga lidhje të forta familjare dhe shoqërore. Një burim që e njeh mirë zonën shpjegon: “Këto grupe janë shumë të dhunshëm, kanë një organizim të sofstikuar, dhe kanë lidhje të ngushta me politikën, dhe të gjithë këto faktorë bëjnë që organizatat kriminale në Fier të jenë të paprekshme.’ Aktivitetet kryesore të paligjshme të grupeve kriminale në këtë zonë përfshijnë trafkimin dhe përpunimin e drogës (thuhet se në këtë qytet ka disa laboratorë heroine), shantazh (duke përfshirë edhe foto apo video kompromentuese të politikanëve me prostituta apo duke marrë drogë), dhe pastrim ësh (veçanërisht me pika karburanti, kazino, bare, restorante dhe hotele) në Fier dhe në bregdet.
Zona e Kurbinit ndodhet përgjatë autostradës që lidh Tiranën me Lezhën, dhe një nga fshatrat e kësaj zone, Fushëkuqe, ndodhet në bregdetin e Adriatikut. Kjo e bën këtë krahinë një vend ideal për trafkimin e drogës drejt Italisë. Një nga qytetet më problematike në krahinën e Kurbinit është Laçi. Kriminelë nga ky qytet kanë marrë namin si persona të egër dhe të dhunshëm, dhe duket se grupet e tjera të krimit në Shqipëri nuk u zënë besë kriminelëve nga Laçi.
Lezha ka dalje në Adriatik, duke përfshirë edhe portin e Shëngjinit. Grupet kriminale nga Lezha kanë qenë aktive në trafkimin e qenieve njerëzore, trafkimin e drogës dhe shitjen e armëve. Disa prej tyre janë aktive edhe jashtë vendit, veçanërisht në Itali dhe Hollandë. Këto grupe i pastrojnë paratë në këtë zonë, veçanërisht me investime në pasuri të paluajtëshme, turizëm, bare, restorante dhe pika karburanti. Kjo zonë njihet gjithashtu edhe për familje të përfshira në aktivitete kriminale dhe të lidhura ngushtë me politikën. Thuuhet se disa deputetë nga kjo zonë janë të implikuar me krimin e organizuar, dhe madje njëri prej tyre u përjashtua nga Kuvendi për këtë arsye. Në mars 2018, kryetari i bashkisë së Lezhës dhe 11 zyrtarë të tjerë u arrestuan me akuzën e shitjes së paligjshme të tokave në bregdet, me qëllim përftimin e shumave të mëdha në ë.
Tirana konsiderohet si pikë takimi dhe kontakti, ku grupet kriminale nga zona të tjera të vendit takohen për të krijuar lidhje me njëri – tjetrin, apo me zyrtarë nga qeveria dhe forcat e ruajtjes së rendit. Grupet kriminale në Tiranë funksionojnë më shumë si mbështetje për aktivitete kriminale jashtë vendit, kryesisht në Hollandë, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Gjermani, Itali, Kosovë, dhe në Mbretërinë e Bashkuar, por kanë edhe lidhje në Turqi dhe Amerikë latine. Aktivitetet kryesore të këtyre grupeve janë trafikimi i drogës, shantazhi, lojëra fati të paliçensuara, pastrim parash, gjoba biznesi, dhe vrasje me pagesë.