Raporti i inteligjencës amerikane: Putin ka drejtuar përpjekjet për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020 të SHBA-ve

Nga Exit News
Raporti i inteligjencës amerikane: Putin ka drejtuar përpjekjet për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020 të SHBA-ve

Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të ketë drejtuar përpjekjet për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të SHBA në 2020 në favor të Donald Trump.

Ky ishte përfundimi i një raporti me 15 faqe, i lëshuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, raporton Reuters.

Raporti përforcoi akuzat e hershme se disa nga bashkëpunëtorët kryesorë të Trump po luanin në duart e Moskës, duke përsëritur akuzat e ngrtura kundër kandidatit të atëhershëm, Joe Biden, nga figurat ukrainase të lidhura me Rusinë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Raporti pretendon se Putini ose ka mbikëqyrur ose të paktën, ka miratuar, ndërhyrjen në zgjedhje.

Uashingtoni pritet të vendosë sanksione ndaj Moskës që javën e ardhshme për shkak të akuzave, sipas burimeve të ndryshme.

Vëmendje të veçantë ka marr sidomos përfundimi se figura të mbështetura nga Rusia si parlamentari ukrainas Andriy Derkach u ndihmuan nga figura politike pa emër në SHBA në fushatën e tyre të shpifjeve kundër Biden dhe djalin e tij Hunter.

Raporti emërtoi Derkach, i cili takoi avokatin e Trump Rudy Giuliani në 2019, si dikush lëvizjet e të cilit u gjurmuan.

Putini kishte kontroll mbi aktivitetet e Andriy Derkach,” shkruhet në raport. “Zyrtarë të tjerë të lartë gjithashtu morën pjesë në përpjekjet e ndikimit zgjedhor të Rusisë – duke përfshirë zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare dhe të inteligjencës të cilët vlerësojmë se nuk do të vepronin pa marrë të paktën miratimin e heshtur të Putinit.”
Raporti gjithashtu minoinjë kundër-narrativë të shtyrë nga aleatët e Trump se Kina po ndërhynte në emër të Biden, duke arritur në përfundimin se Pekini “nuk kishte bërë përpjekje ndërhyrjeje”.

“Kina kërkoi stabilitet në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe nuk i pa rezultatet e zgjedhjeve mjaftueshëm të favorshme sa të rrezikonte pasojat nëse do të  kapej,” tha raporti.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>