Raporti i KiE: Shqipëria probleme me zbatimin e vendimeve të gjykatave

Nga Exit News
Raporti i KiE: Shqipëria probleme me zbatimin e vendimeve të gjykatave

Zbatimi i vendimeve të gjykatave në Shqipëri mbetet një problem, theksoi raporti i Këshillit të Europës, për vitin 2020. Raporti analizon të gjitha vendet anëtarë të KiE-së, ku sipas të dhënave janë ende 5,233 vendime të GJEDNJ të pazbatuara, nga të gjitha vendet anëtare.

Shqipëria ka 4 çështje, të cilat ende po shqyrtohen nga Komiteti i Ministrave të KiE-së. Gjatë 2020, Shqipëria u gjobit me 62 mijë euro, një rënie krahasuar me një vit më parë, ku u gjobit me 117,050 euro.

Çështja e parë kundër Shqipërisë i referohej trajtimit çnjerëzor dhe degradues të një të dënuari (Strazimiri kundër Shqipërisë), i cili ishte dërguar në një klinikë psikiatrike në vend.

“Për sa i përket masave të përgjithshme, Gjykata theksoi se duhet të krijohej një “institucion i përshtatshëm” për të akomoduar persona të tillë si kërkuesi me qëllim të përmirësimit të kushteve të  jetesës. Ky institucion duhet të respektojë qëllimin terapeutik të denimit dhe rekrutimin e një numri të mjaftueshëm personeli të kualifikuar të kujdesit mendor. Për më tepër, autoritetet duhet të marrin në konsideratë, kur është e përshtatshme, mundësinë e trajtimit ambulator të shëndetit mendor”, shkruhet në raport.

Çeshtja e dytë ka të bëjë me zvarritjen e procedurave gjyqësore Luli dhe të tjerë kundër Shqipërisë. Komiteti tha se kishte vendi ka dështuar në menaxhimin e çështjeve, duke shumëfishuar procedurat për të njëjtën çështje dhe një kohësisht vendi nuk ka mekanizma juridike për të ndaluar një gjë të tillë.

LEXO  Nga Pfizer tek Moderna…Kush po fiton miliarda me vaksinat anticovid?

Në raport, u ngritën shqetësime mbi aksesin në gjykatë dhe efikasitetin e drejtësisë në nivel kombëtar:

“Grupi i çështjeve ‘Gjyli kundër Shqipërisë’ mund të citohet, në lidhje me dështimin e administratës publike ose personave të tjerë juridikë nën përgjegjësinë e Shtetit Shqiptar për të respektuar vendimet përfundimtare të gjykatës.

Një numër reformash legjislative të ndërmarra kanë garantuar të drejtat dhe statusin e nëpunësve civilë dhe kanë krijuar gjykata administrative për të gjykuar mosmarrëveshjet që rrjedhin nga vendimet administrative.

Legjislacioni gjithashtu ka prezantuar mjete juridike që kanë të bëjnë me zbatimin e urdhrave dhe vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke përfshirë një mjet të shpejtë për kompensimin e rasteve të zbatimit të vonuar të vendimeve”.

Së fundmi, çështja e prishjes së banesave dhe bizneseve në një qytet bregdetar shqiptar, rasti i Beshiri kundër Shqipërisë, pa një urdhër gjykate, u gjykua nga GJENDJ në 2018 dhe autoritetet supozohet të përmbahen nga ndërmarrja e veprimeve që mund të shkelin të drejtat e pronës së aplikantëve.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme