Raporti i Kombeve të Bashkuara: Shqipëria marrëveshje sekrete me Turqinë për ekstradimin e shtetasve turq

Nga Alice Elizabeth Taylor
Raporti i Kombeve të Bashkuara: Shqipëria marrëveshje sekrete me Turqinë për ekstradimin e shtetasve turq

Qeveria turke ka firmosur disa marërveshje sekrete, përfshirë një me Shqipërinë për të mundësuar “rrëmbimin jashtë territorit (rrëmbimi i një shtetasi me forcë në një territory tjetër) dhe kthimin me forcë të qytetarëve turq”, sipas raportit të Raportuesve të Kombeve të Bashkuara.

Raportuesit thanë se mbi 100 qytetarë turq janë tranferuar me dhunë dhe 40 prej tyre kanë qënë subjekt i “zhdukjes me forcë (marrjen e dikujt me forcë nga qeveria pa njoftuar askënd, për këtë veprim)”, sëbashku me familjet dhe me fëmijët e tyre

Në maj 2020, raporti sjell në vemendje informacionin që ata kanë marrë për veprime sistematike të mbështetura nga qeveria për rrëmbimin e qyetarëve të saj jashtë territorit të Turqisë. Personat në fjalë janë të dyshuar si pjesmarrës në lëvizjen e Gylenit, të cilën Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka shpallur organziatë terroriste.

Shqipëria sëbashku me Afganistanin, Azerbaxhanin, Kamboxhan, Kosovën, Kazakistanin, Libani dhe Pakistani janë disa nga vendet që kanë firmosur një marërveshje të tillë me qeverinë turke.

“Akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut” filluan pas grushtit të shtetit në 2016. Raporti shkruan se Turqia ka targetuar anëtarët e lëvizjes Gylen dhe ka firmosur marrëveshje të bashkëpunimit bilateral të sigurisë me shumë shtete.

Sipas raportit, këto marrëveshje përmbajnë një referencë të gjërë dhe të paqartë për luftën ndaj terrorizmit dhe krimeve ndërkombëtare. Kjo thanë ata mund t’i shërbej qëllimit për lejimin e përzënies se rrëmbimti të çdokujt që mund të konsiderohet nga Turqia si “rrezik për sigurinë”.

Raportuesit theksuan se ka një lidhje të qartë me kohën e veprimeve. Disa prej këtyre operacioneve u kryen dy vjet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Anëtarë të qeverisë turke akuzohen se kanë dërguar lista të rifreskuara me emrat e terroristëve të supozuar vendeve të marrëveshjes, duke i kërkuar atyre deportimin e menjëhershëm. Këto qytetarë i gjejnë shpesh pasaportat e tyre të pavlefshme dhe qytetarinë të hequr.

Raporti deklaron se qeveria turke jo vetëm ka pranuar dhunën ose rrëmbimin me forcë dhe tranferimin e paligjshëm por ka premtuar se do të bëjë më shumë në të ardhmen. Në nentor 2018, Ministri I Jashtëm turk informoi parlamentin se nga 452 urdhra ekstradimi, 83 prej tyre i janë dërguar vendeve.

Gjithashtu, raporti thekson se në korrik 2019 Ministri i brendshëm turk gjatë vizitës në Tiranë, i kërkoi qeverisë mbylljen e shkollave private të lidhura me lëvizjen e Gylenit dhe të deportonte stafin e tyre. Mendohet se minsitri i ka paraqitur qeverisë një listë me emra dhe me numrat e pasaportave të qytetarëve turq anëtarë të Gylenit që banojnë në Shqipëri.

Raporti gjeti se autoritetet turke kanë ngritur një task forcë të evcantë përgjegjëse për kryerjen e rrëmbimeve dhe operacioneve në vende të tjera.

Në korrik 2019, qytetari turk Harun Celik i arrestuar në Shqipëri për kalim kufiri me pasaportë kanadeze fallso, u dënua dhe u dërguan në Turqi. Sipas raportit, me kërkesë të qeverisë turke Minsitria e brendshme ka zbatuar një urdhër largimi më 1 janar 2020. Ai u rrëmbye dhe u dërgua tek departamenti i emigracionit. Atij ju mohua këshilla ligjore dhe ju refuzua e drejta për të kërkuar azil. Më pas ai u deportua në Turqi.

Ky rast u detajua në raport për të treguar “se si autoritetet kanë kaluar mbrotjen ndërkombëtare”. Kjo tregon një moskonsideroatë për shtetin e së drejtës, dhe llogaridhënies, burgosje e arbitrare, torturë dhe shkelje të tjera të të drejtave bazë.

Raportuesit thanë se çdo marrëveshje sekrete duhet të bëhet publike në mënyrë që të shihen parregullsitë. Ata thanë se marrëveshjet janë në shkelje të ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Raporti thotë se në të gjitha rastet arrestimet janë kryer pa asnjë bazë ligjore dhe pa një urdhër arresti.

Në vecanti shqetësimet janë në lidhje me fëmijët, të cilët sëbashku me prindërit janë subjekt i zhdukjes, burgosjes arbitrare, torturë, dhe keq trajtimit, përpara deportimit.

Raportuesit i bënë thirrje për transparencë qeverisë turke në lidhje me marrëveshjet secrete dhe justifikimin ligjor për çdo deportim me forcë dhe siguruan mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ekstradimi i Haruk Celik nga Shqipëria shkaktoi komente nga Raportuesi Andrej Hunko, i cili tha se:

“Ne u njoftuam për shqetësimin e ekstardimit të Haruk Celik dhe do të ndjekim situatën nga afër. Sipas Konventës së Këshillit të evropës mbi Ekstradimet, nuk duhet të ketë ekstradime mbi akuza politike”.

Ai shtoi se nën Konventët e të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës, vendet anëtare kanë detyrimin të respektojnë të drejtat e të gjithëve nën territorin kua ta ndodhen.

“Një ekstradim në një vend ku mohehet një gjyq i drejtë dhe i dyshimtë nuk ëshët në një linjë me këto përgjegjësi”, shpjegoi ai, duke nënkuptuar se veprimet e autoriteteve shqiptare janë në shkelje të konventës.

Delegacioni i BE-së në Tiranë tha gjithashtu se qeveria shqiptare duhet të ndjekë procesin ligjor dhe të respektojë ligjet për të drejat e njeriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>