Raporti i Observatorit të Shoqërisë Civile: Shqiptarët po kultivojnë kanabis në Europë

Nga Exit News
Raporti i Observatorit të Shoqërisë Civile: Shqiptarët po kultivojnë kanabis në Europë

Shqiptarët po zhvendosen nga rritja e kanabisit në vend, në kultivimin e tij brenda në Evropën Perëndimore, sipas një raporti të Observatorit të Shoqërisë Civile.

Raporti thekson se ndërsa Shqipëria ka kushte të favorshme për kultivimin e kanabisit, ndihmuar nga qeverisja e dobët dhe korrupsioni, goditjet e forta të policisë që nga viti 2017 e kanë zhvendosur atë diku tjetër. Ai vëren se në 2020 mund të ketë një rritje të prodhimit të kanabisit për shkak të izolimit nga Covid-19.

Në qershor 2020, policia asgjësoi mbi 36,000 bimë, më shumë se dyfishi i shumës së kapur në të njëjtin muaj gjatë qershorit 2019.

Shqipëria është ende prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropë, por shumë grupe kriminale po zhvendosin operacionet e tyre në Evropë. Kjo është për shkak të kërkesës më të lartë dhe një rreziku më të vogël të perceptuar. Aktivitetet e policisë në rajon tregojnë se kriminelët shqiptarë po investojnë në kultivimin e kanabisit brenda shtëpive në Spanjë, Hollandë, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>