Raporti i OBSH: Një e katërta e grave dhe vajzave në botë janë abuzuar nga një partner

Nga Exit News
Raporti i OBSH: Një e katërta e grave dhe vajzave në botë janë abuzuar nga një partner

Një në katër gra dhe vajza në të gjithë botën janë sulmuar fizikisht ose seksualisht nga një burrë apo partner mashkull, sipas studimit më të madh të zhvilluar deri më tani për prevalencën e dhunës ndaj grave.

Raporti, i kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët në OKB, zbuloi se dhuna në familje fillonte në moshë të re.

Rreth një të katërta e vajzave 15 – 19 vjeç dhe grave të reja vlerësohet të jenë abuzuar të paktën një herë në jetën e tyre. Shkallë më e lartë u zbulua në mesin e grupmoshës 30- 39 vjeç.

Kur përfshihen edhe shifrat për dhunën nga jo-partnerët, OBSH vlerëson se rreth një e treta e grave të moshës 15 vjeç e lartë përjetojnë një formë dhuneseksuale ose fizike gjatë jetës së tyre.
Studimi analizoi të dhëna për marrëdhëniet jo-intime dhe intime në 161 vende, midis viteve 2000 dhe 2018.

Nuk pasqyron ndikimin e pandemisë Covid-19 në këtë fenomen.

Raporti i OBSH-së u përqendrua në dhunën fizike dhe seksuale, por vuri në dukje se nivelet aktuale do të ishin shumë më të larta nëse përfshiheshin lloje të tjera të abuzimit, të tilla si dhuna në internet dhe ngacmimi seksual.

Nivelet e dhunës ishin më të larta në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Azia Jugore dhe Afrika nën-Sahariane kishin disa nga nivelet më të larta të dhunës intime midis grave dhe vajzave të moshës 15 deri 49 vjeç.

Shkalla më e ulët e dhunës u gjet në Evropën Jugore dhe Lindore dhe Azinë Qendrore dhe Lindore. Në Mbretërinë e Bashkuar, 24% e të rinjve 15-49 vjeç janë abuzuar nga një partner.

Por ndryshe nga Covid-19, dhuna ndaj grave nuk mund të ndalet me një vaksinë. Ne mund ta luftojmë atë vetëm me përpjekje të rrënjosura dhe të qëndrueshme – nga qeveritë, komunitetet dhe individët – për të ndryshuar qëndrimet e dëmshme, për të përmirësuar qasjen në mundësi dhe shërbime për gratë dhe vajzat, dhe për të nxitur marrëdhënie të shëndetshme dhe bazuar në respekt reciprok, “tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus , Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Dr. Claudia García-Moreno, e cila drejton punën e OBSH-së për dhunën ndaj grave, tha se shifrat duhet të jenë një “këmbanë alarmi” për qeveritë në lidhje me urgjencën e situatës.

Ekziston një nevojë urgjente për të zvogëluar stigmën rreth kësaj çështje, për të trajnuar profesionistët e shëndetit që të intervistojnë të mbijetuarit me dhembshuri dhe të shkatërrohen bazat e pabarazisë gjinore“, tha ajo.

Moreno shtroi edhe nevojën e një edukimi gjithëpërfshirës seksual, që të mësojë edhe se si të ndërtojmë marrëdhënie të shëndetshme, bazuar në barazi dhe respekt të ndërsjellë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>