Raporti i qeverisë italiane për krimin shqiptar: Klanet mafioze më të strukturuara me nigerianët dhe kinezët

Nga Exit News
Raporti i qeverisë italiane për krimin shqiptar: Klanet mafioze më të strukturuara me nigerianët dhe kinezët

Drejtoria Italiane e Hetimit Anti-Mafia në raportin e fundit gjashtëmujor të paraqitur në Parlamentin italian shpjegoi sesi funksionon mafia shqiptare në Itali.

Raporti tregon se grupet mafioze shqiptare janë “ndër klanet më të strukturuara sëbashku me grupet nigeriane dhe kineze për aftësinë organizative dhe paskrupulltësinë kriminale”.

Më poshtë raporti i plotë për krimin shqiptar në Itali:

Kriminelët shqiptarë të pranishëm në pjesën më të madhe të territorit kombëtar shprehen përmes niveleve të ndryshme të krimit.

Disa veprojnë brenda grupeve të vogla, përfshirë grupet multi-etnike, për kryerjen e krimeve kundër pronës.

Në raste të tjera, u zbulua prania e organizatave kriminale të strukturuara dhe afatgjata që veprojnë në një mënyrë të ngjashme me atë të “mafieve tipike”.

“Përkatësitë” bazohen përgjithësisht në lidhjet familjare ose në çdo rast me përfshirjen e bashkatdhetarëve të aftë për të ndarë të njëjtat kode sjelljeje.

Krimi shqiptar është kryesisht aktiv në trafikimin e drogës dhe armëve, si dhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe në shfrytëzimin e prostitucionit, ndonjëherë në marrëveshje funksionale me organizatat e grupeve të ndryshme etnike (rumune dhe nigeriane).

Shoqatat ndërnacionale përdorin lidhjet me grupet delikuente të përbërë nga bashkatdhetarë që veprojnë kryesisht në Holandë, Belgjikë, Austri, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Francë, në Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe në vendin e tyre.

Ky kapacitet për lidhje ndërkombëtar dhe disponueshmëria e drogës me çmime konkurruese ka çuar në krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme midis krimit shqiptar dhe organizatave mafioze italiane.

Marrëdhëniet që lehtësohen nga mungesa e konfliktit për dominim mbi territorin.

Në fakt, shqiptarët zakonisht merren me gjetjen e driogës, e cilat më pas u shiten grupeve kriminale italiane për shpërndarje.

Organizatat kriminale shqiptare përkatësisht me baza veprimi në Toskanë, Piemonte, Lazio, Liguria dhe Veneto e marrin kokainë nga bashkatdhetarët e tyre aktivë në Holandë dhe Gjermani dhe lidhjet e tyre me narkotrafikantët ekuadorianë.

Shqiptarët e vendosur (me banim) në Itali sigurojnë furnizimin dhe ndarjen e drogës në sheshet e ndryshme të shitjes dhe dërgesat në Italinë veriore dhe jashtë saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>