Raporti: Izraelitët dhe palestinezët kryen krime lufte gjatë sulmeve të majit

Raporti: Izraelitët dhe palestinezët kryen krime lufte gjatë sulmeve të majit

Një raporti i organizatës Human Rights Watch doli në përfundimin se ka dyshime të forta se, sulmet mes forcave izraelite dhe grupet militante palestineze në maj, përbëjnë krime lufte.

Organizata për të drejtat e njeriut deklaroi se, ndonëse ushtria izraelite pretendon se ka shënjestruar qëndra militante, hetimi rreth 3 sulmeve të tilla, që kanë vrarë 62 civilë nuk ka e ka provuar diçka të tillë.

Human Rights Watch tha po ashtu se 4 300 raketa që militantët kanë lëshuar në drejtim të Izraelit, përbënin sulme qartësisht kundër civilëve.

Luftimet e 11 ditëve në maj mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit shkaktuan 260 viktima në Gaza dhe 13 në Izrael.

Kombet e Bashkuara deklaruan se rreth 129 prej të vrarëve në Gaza ishin civilë.

Ushtria izraelite ka raportuar 200 militantë të vrarë, por vetëm grupi militant Hamas, që kontrollon Gazën, ka pranuar vdekjen e vetëm 80 luftëtarëve.

Organizata Human Rights Watch kërkon hetimin e krimeve të pretenduara nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

“Mosgatishmëria e vazhdueshme e autoriteteve izraelite për të hetuar seriozisht akuzat e ngritura për krime të luftës, si dhe sulmet me raketa të forcave palestineze drejt qendrave të populluara izraelite, nënvizon rëndësinë e hetimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare,” citohet nga Reuters Gerry Simpson, drejtor I asociuar i krizave dhe konflikteve pranë Human Rights Watch.

Ushtria izraelite dhe Hamasi kanë zhvilluar katër luftëra të mëdha, të motivuara nga dëshira për kontroll të territoreve.

LEXO  Kryemadhi: Më 25 prill socialistët do shkojnë të votojnë LSI

Konflikti ka qënë, veçanërisht, i përqëndruar rreth statusit të Jeruzalemit, të cilin palestinezët e projektojnë si kryeqytet të ardhshëm të shtetit të tyre, ndërkohë që në dhjetor 2017 Kombet e Bashkuara e kanë njohur si kryeqytet të Izraelit.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme