
Christian Schmidt, raportuesi i CDU/CSU për vendet e Ballkanit në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut, i ka kujtuar qeverisë Rama se ndryshimet e kushtetutës duhet të ndodhin me konsensusin e të gjithë palëve.
Në një postim në Facebook, Schmidt shkruan se po ndjek me shqetësim tentativat e socialistëve për të ndryshuar kushtetutën dhe për të hequr koalicionet parazgjedhore nga kushtetuta:
“Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten? Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to.”