Raportuesi i Bundestagut për Shqipërinë: Nuk ka hapje negociatash pa reformën zgjedhore

Raportuesi i Bundestagut për Shqipërinë: Nuk ka hapje negociatash pa reformën zgjedhore

Thorstein Frei, deputet i Bundestagut dhe raportues për Shqipërinë i grupit parlamentar CDU/CSU, deklaroi se nuk ka asnjë mundësi që negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së të nisin përpara fundit të vitit 2019.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Frei u shpreh se për Gjermaninë, Shqipëria duhet të bëjë reformën zgjedhore përpara se të kërkojë hapjen e negociatave:

“Pra, e thënë më saktë: konferenca e parë e anëtarësimit do të bëhet vetëm kur zgjedhjet e reja për pushtetin lokal të zhvillohen në bazë të reformës së re zgjedhore të miratuar me konsensus.”

Në intervistën e tij, ndër të tjera, Frei pohoi:

  • Në Bruksel u ra dakord se kjo çështje [hapja e negociatave për Shqipërinë] do të jetë sërish në agjendë në vitin 2019, pra, pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian.
  • Zonja Merkel nuk foli për këtë temë. Meqë nuk pati ujdi me Bundestagun, ajo nuk kishte se si të fliste për negociatat në Bruksel.
  • Por është e qartë se: Para se qeveria gjermane të japë votën e saj, ajo duhet të ketë një mandat nga Bundestagu gjerman. Pra, ende duhet të votojmë për mocionet tona.
  • Ne, si grup parlamentar i partive CDU e CSU, do ta kishim mirëpritur qysh tani një vendim për çelje negociatash me kushte. Për Shqipërinë do të kishim qenë dakord për çeljen e negociatave nëse do të ishin përmbushur dy kushte: përfundimi i vetting-ut për 57 gjyqtarët dhe prokurorët më të lartë dhe përmbyllja e reformës zgjedhore.
  • Pra, e thënë më saktë: Konferenca e parë e anëtarësimit do të bëhet vetëm kur zgjedhjet e reja për pushtetin lokal të zhvillohen në bazë të reformës së re zgjedhore të miratuar me konsensus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>