Raportuesi i Këshillit të Evropës për media i kërkon qeverisë shqiptare të heqë dorë nga ndryshimet në ligjin e medias online dhe të rinisë të gjithë procesin.
“Unë nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet e tanishme dhe të rifillojë të gjithë procesin”, u shpreh Stefan Schennach, në një deklaratë për shtyp në lidhje me shqetësimin se parlamenti do të miratojë ligjin për median pavarësisht kritikave të Komisionit të Venecias.
Më poshtë mund të lexoni të plotë deklaratën e Zotit Stefan Schennach:
Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve ka shprehur sot shqetësimin e tij në lidhje me mundësinë e miratimit nga Parlamenti i Shqipërisë të një sërë ndryshimesh me objekt median online, pavarësisht kritikave ndërkombëtare, përfshirë edhe organizatat e lirisë së medias dhe Komisionit të Venecias.
“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një “paketë anti-shpifje” me qëllim krijimin e një organizmi administrativ që do të ketë pushtetin të urdhërojë mediat e tjera të heqin lajme për çështje të tilla si “shkelja e dinjitetit të njerëzve”, nën kërcënimin e gjobave të rënda. Është e dukshme se një ligj i tillë ka një efekt pengues mbi lirinë e medias për shkak të përcaktimeve të përgjithshem”, tha raportuesi.
“Unë i referohen opinionit Numër. 980/2020, të Komisionit të Venecias, të lëshuar më 19 qershor 2020, I cili qartësisht deklaron se ligji vuan nga paqartësitë dhe do ët kishte një “efekt frenues”, duke shtypur diskutimin e lirë dhe diskutimin politik në Shqipëri, në internet. Unë ndaj të njëjtën pikëpamje me Komisionin e Veenecias se teksti i projekt ligjit, vetëm nëse redaktohet seriozisht shumë, rrezikon të bëjë më shumë keq se sa mirë në lirinë e shprehjes në Shqipëri, përqasa media online është e shqetësuar”, shtoi Mr Schennach.
“Ndaj, unë nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet e tanishme dhe të rifillojë të gjithë procesin”, përfundoi Raportuesi.