Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon ka deklaruar se dokumenti që propozonte ndryshim kufijsh në Ballkan, i ashtuquajtur ‘non-paper’, mund ta ketë origjinën në Moskë, Beograd, Hungari ose Budapest.
Von Cramon tha se këto dokumente nuk duhen marrë në konsiderta dhe se tema të tilla duhen injoruar për tu fokusuar tek integrimi europian dhe proceset e pajtueshmërisë.
“Unë thjesht do ta injoroj këtë, sepse shumica e ‘non-paper’ të draftuara jo në Bruksel, por në Moskë e në Beograd, në Hungari, në Budapest”, tha von Cramon për KosovaPress.
Dalja e një propozimi të tillë sipas zyrtares së PE ka për synim të trazojë rajonin dhe të krijojë frikë, panik dhe trauma tek njerëzit.