Rastet e COVID-19 bien në të gjithë botën, OBSH u bën thirrje shteteve të mos tregohen entuziaste

Nga Exit News
Rastet e COVID-19 bien në të gjithë botën, OBSH u bën thirrje shteteve të mos tregohen entuziaste

Infeksionet ditore të koronavirusit kanë rënë në të gjithë botën për një muaj dhe të martën arritën nivelin më të ulët që nga mesi i tetorit, tregojnë shifrat e Reuters. Por ekspertët e shëndetit paralajmëruan që të bëhet kujdes me “entuziazmin”, ndërsa vaksinat po përhapen në të gjithë botën.

Rënia e infeksioneve dhe vdekjeve përkojnë me bllokime dhe kufizime të ashpra në të gjithë botën, të cilat ndalojnë tubimet dhe lëvizjet në orare të caktuara. Ndërsa qeveritë janë duke menduar nëse duhet të hapin bizneset dhe shkollat përballë kësaj ulje të ndjeshme të rasteve me COVID-19.

Por optimizmi për të dalë nga kriza e COVID-19 është zbehur nga variante të reja të virusit, duke rritur frikën për efikasitetin e vaksinave.

“Ne nuk mund ta lejojmë veten të futemi në një situatë ku rastet të ngrihen përsëri”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuesi teknik i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në COVID-19, në një konferencë në Gjenevë.

COVID-19 ka goditur disa vende shumë më rëndë se të tjerët.

Të martën u raportuan  351,335 infeksione të reja të në mbarë botën.

Në 26 janar kishte 17,649 vdekje në 26 Janar, shifër e cila ra në 16 shkurt në 10,957 viktima.

Infeksionet COVID-19 janë në rënie në Shtetet e Bashkuara, me 77.883 infeksione të reja të raportuara mesatarisht çdo ditë.

Ka pasur 27,902,387 infeksione dhe 490,795 vdekje të lidhura me koronavirusin të raportuara në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i pandemisë, shifrat më të larta në botë.

Deri më tani, 85 vende kanë filluar vaksinimin kundër koronavirusit dhe kanë administruar të paktën 187,892,000 doza, sipas shifrave të Reuters.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>