Raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit drejt dështimit

Raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit drejt dështimit

Raundi i tretë i votimit për presidentin e ri duket se do të dështojë njësoj si dy raundet e para. Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të PS-së, gjatë mbledhjes së përjavshme informoi deputetët socialistë se “nëse opozita nuk do të jetë pjesë e procesit, raundi [i tretë] do të digjet pa asnjë kandidat” nga shumica.

“Nuk duam president për vete, se mund ta kishim zgjedhur dje. Duam  një president që të ketë paanshmëri, që kur ka nevojë vendi apo partitë, t’i ulë të gjithë bashkë në një tavolinë”, deklaroi zoti Ruçi.

Raundi i tretë i votimeve do të zhvillohet  të enjten, më 27 prill. Në dy seancat e para, të zhvilluara javën e kaluar, asnjë kandidat nuk u paraqit nga maxhoranca. Ndërkohë presidenti aktual Bujar Nishani ka paraqitur gatishmërinë e tij për të rikandiduar, por duke qenë se opozita ka bojkotuar kuvendin e nuk pranon të propozojë kandidatura, rizgjedhje e Nishanit duket e pamundur.

Pas dështimit të raundit të tretë, në raundin e katërt e të pestë, çdo kandidati i duhen 71 vota për tu zgjedhur president.

Në rastin e më shumë se dy kandidatëve, në raundin e pestë zhvillohet një balotazh ndërmjet dy kandidatëve që kanë fituar më shumë vota në e raundin e katërt.

Raundet pasuese të votimit do të duhet të mbahen jo më pak se 7 ditë pas raundit të mëparshëm, që nënkupton se presidenti i ardhshëm do të janë zgjedhur deri në fund të muajit të ardhshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>