Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi e konsideroi marrëveshjen e arritur në Uashington si “ndërmarrja diplomatike më serioze e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këto dy dekada për Ballkanin Perëndimor”.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, Thaçi shprehu mirënjohje për Shtete e Bashkuara të Amerikës për, pasi “gjithmonë i kanë qëndruar pranë qytetarëve të Kosovës dhe e ka përkrahur për liri, shtet dhe integrime evropiane”.
Ndërkohë që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pohoi se në lidhje me liqenin e Ujmanit nuk ka patur një riformulim të marrëveshjes Ai tha se bëhet fjalë për një studim fizibiliteti për të cilën qytetarët kosovarë nuk duhet të shqetësohen.
“Teksti për Ujmanin, ashtu siç më është prezantuar nga z. Hoti, flet për studim të fizibilitetit dhe marrëveshja si e tillë nuk nënshkruhet në një dokument me palën serbe, prandaj se nuk ka vend të shqetësohemi.”