Reagon gazetarja Beti Njuma pas mesazheve të publikuara në media

Nga Exit News
Reagon gazetarja Beti Njuma pas mesazheve të publikuara në media

Gazetarja Beti Njuma deklaroi se nuk ka qënë kryebashkiaku Veliaj arsyeja e largimit të saj nga posti i Drejtores së Informacionit në Ora News.

Në një postim në Facebook, Njuma sqaron se ka qënë ajo që ka kërkuar largimin nga ky post për shkak të presionit të madh politik.

E vërteta është se unë jam larguar pas shumë muajsh nga nisja e këtij presioni, me kërkesën time, në shtator të 2019. E vërteta është se ikja ime nuk ndryshoi asgjë në linjën editoriale të televizionit, përkundrazi u bë edhe më e vendosur pas ashpërsimit të gjuhës së atyre që kërkonin memecërinë tonë.”

Gazetarja pohoi se largimi i saj erdhi “pas një sfilitjeje një vjeçare nga mëngjesi në mbrëmje, në një ambient tejet të ndotur si Shqipëria ku edhe për shkak të mbrojtjes së një kauze fisnike si ajo e Teatrit ti lexon përdhosje të emrit nga një njeri që nuk e sheh shoqërinë si një hierarki meritash dhe pushtetesh dhe postin që mban jo si një shërbim ndaj qytetarëve”

Ditën e shtunë, Ora News publikoi disa mesazhe mes pronarit të saj Ylli Ndroqi dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, ku ky i fundit ofendoi gazetaren Beti Numa.

3 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme