Policia e Shtetit ka njoftuar se është pezulluar nga detyra polici që shfaqet në videon që qarkulloi në internet, ku tregohet një polic që godet me grushta një qytetar të prangosur.
Policia tregon se dy të ndaluarit, të cilët shfaqen në video të rrethuar nga disa policë, tentuan të godasin me automjet punonjësit e policisë, kur kta i kanë kërkuar të ndalonin makinën.
Në ndihmë të policëve për kapjen e dy autorëve kishin shkuar edhe forcat “Shqiponja”.
Dhuna e filmuar dhe e shpërndarë më pas si video në rrjete sociale, ka ndodhur pas ndalimit dhe prangosjes së autorëve.