Redinela Beqiraj dhe Naim Mëçalla, dy kandidaturat e para për në KQZ

Nga Exit News
Redinela Beqiraj dhe Naim Mëçalla, dy kandidaturat e para për në KQZ

Redinela Beqiraj dhe Naim Mëçalla janë dy kandidatura e para për anëtarë Komisionit të ri të Zgjedhjeve, ristrukturuar pas ndryshimeve të kushtetutës në bazë të marrëveshjes së 5 qershorit, raportoi Report Tv.

Kuvendi hapi 29 gusht garën për vendet e lira në KQZ, si:

– Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve;

– Nënkomisioner Shtetëror të Zgjedhjeve;

– 5 anëtarë të Komisionit Rregullator;

– 5 anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Afati i fundit për të aplikuar është 18 shtatori. Më pas Kuvendi do të ngrejë Komsionin e posaçëm parlamentar i cili do të vlerësojë kandidaturat.

Kush mund të konkurrojë në KQZ?

Sipas kritereve, për pozicionin e Komisionerit, Nënkomisionerit, dhe anëtarët e Komisionit Rregullator mund të garojnë ata qytetarë që vijnë nga radhët e ish-funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të-ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.

Ndërsa për anëtarët e Komisionit të Ankimimeve, mund të aplikojnë ata që vijën nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-këshilltarëve në Gjykatën Kushtetuese ose në Gjykatën e Lartë, ish-anëtarëve të KQZ-së, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues ose të juristëve në profesion të lirë, me përvojë në gjykime administrative.

Siç Exit News ka sqaruar më parë, KQZ do të përbëhet tani nga tre trupa të pavarura vendim-marrës: një trupë me pesë anëtarë që përcakton rregullat dhe udhëzimet, një trupë me pesë anëtarë që shqyrton ankimet dhe një person që do të në praktikë të gjitha veprimtarinë për mbatjen e zgjedhjeve, i cili do të drejtojë edhe administratën e KQZ-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>