Referendumi në Maqedoni dështon, por Zaev e dërgon çështjen e emrit në parlament

Referendumi në Maqedoni dështon, por Zaev e dërgon çështjen e emrit në parlament

Vetëm 38,46 për qind e votuesve maqedonas morën pjesë në referendumin e 30 shtatorit për çështjen e emrit, ç’ka e bën referendumin të pavlefshëm pasi që të quhej i vlefshëm duhej që në votim të kishin marrin pjesë mbi 50 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Rreth 90 për qind e votuesve kanë votuar pro marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit.

Pyetja që iu drejtua qytetarëve ishte  “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Megjithë dështimin, Kryeminitri Zoran Zaev tha se nuk do të dorëhiqet dhe do ta kalojë procedurën në parlament:

“Parlamenti e ka radhën, dhjetë ditë do të bëjmë përpjekje, por në rast se nuk arrijmë të sigurojmë 2/3 e votave, atëherë alternativë mbeten zgjedhjet e parakohshme.”

Ndërkohë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shprehu mbështetjen e NATO-s për këtë hap të Maqedonisë:

“E mirëpres votën e Maqedonisë. Kërkoj nga të gjithë liderët dhe partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi ta kapin këtë shans historik. Dera e NATO-s është e hapur, por fillimisht të gjitha procedurat nacionale duhet të kryehen.”

Departamenti Amerikan i Shtetit, po ashtu, përshëndeti rezultatet e referendumit:

“SHBA-të fuqishëm e mbështesin implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës e cila mundëson Maqedonisë të merr vendin e merituar në NATO dhe BE dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, të sigurisë dhe prosperitet. Me faktin se Kuvendi i Maqedonisë tani fillon me shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese, i ftojmë liderët të ngritën mbi politikat partiake dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi historike që të mundësojnë të ardhme të ndritur për vendin si anëtare e plotfuqishme e institucioneve perëndimore.”

LEXO  Rama emëron Ardian Çelën koordinator elektoral në Durrës

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>