Referendumi në Turqi, a do fuqizohet edhe më shumë Presidenti Erdogan?

Referendumi në Turqi, a do fuqizohet edhe më shumë Presidenti Erdogan?

Ditën e dielë më 16 prill, në Turqi do të zhvillohet referendumi për ndryshimet kushtetuese që nëse miratohen mund të rrisin në mënyrë drastike kompetencat e Presidentit Erdogan.

Votuesve u kërkohet të vendosin nëse do ta kthejnë Turqinë nga një republikë parlamentar në atë presidenciale.

Votimi pro do ta institucionalizonte sundimin de facto të Turqisë vetëm nga një person, presidenti. The Economist shkruan se fitorja e Erdoganit në referendum, do ta kthente atë në një sulltan të shekullit XXI që frenohet minimalisht nga parlamenti. Ndërkohë që një votë kundër do të hidhte poshtë dëshirën e Presidentit Erdogan për reforma drastike në dëm të demokracisë dhe do të bllokonte dëshirat e Erdoganit për të ushtruar pushtet të pakufijshëm.

Presidenti Erdogan, që kur propozoi ndryshimet kushtetuese, argumentoi se reformat do të modernizonin procesin e zbatimit e politikave dhe do të anashkalonte proceset e panevojshme parlamentare që kanë penguar progresin.

Do të fitojë Po-ja apo Jo-ja?

“Presidenti Erdogan e di që po rrezikon shumë”, shprehet Michael Taylor, analist në Oxford Analytica.

“Zhvillimet në Hollandë dhe Gjermani treguan se Erdogani është një luftëtar I frikshëm për atë që do, ai angazhohet me popullin dhe “e vë gishtin” në pikën e duhur. Në këtë kuptim mund të themi se Erdogan është populist i zoti”, shprehet më tej analisti Taylor.

Presidenti Erdogan ka bërë fushatë të egër jo vetëm brenda Turqisë, por dhe me emigrantët që jetojnë në vendet evropiane.

Fushata ndërkombëtare e presidentit turk pro referendumit është dënuar nga shtetet evropiane. Situate u rëndua deri në atë pikë sa Erdogan i quajti autoritetet holandeze e gjermane “nazistë”.

Dy sondazhe turke, të botuara ditën e mërkurë, tregonin fitore me një diferencë shumë të vogël të votës pro ndryshimeve. Reuters raporton se rreth 51-52 për qind e qytetarëve turkë u shprehën se do të votonin pro ndryshimeve kushtetuese.

Shumë analistë mendojnë se Presidenti Erdogan do të fitojë më një diferencë fare të vogël, si në rastin e Brexit, referendumit për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Nëse në referendumin e së dielës fiton vota kundër, do të ishte një shuplakë e frikshme në fytyrën e presidentit turk. “Me siguri ai do ta merrte shumë personalisht humbjen”, shprehen opinionistët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>