Refleksion dhjetori

Nga Ilir Demalia

Sot, në vend që të jetë ditë karshilliku komunisto-antikomunist, i cili, në mënyrën si është zhvilluar dhe vazhdon ky “konflikt”, ndërmjet komunistëve-antikomunistë të ‘dhjetorit’ dhe bashkëpuntorëve të Sigurimit të shpalljes së pluralizmit, ashtu si dhe “antikomunistëve” me kulturë komuniste, tregon gjendjen infantile të një shoqërie që jeton me mite gënjeshtrash.

Të tilla shoqëri janë shoqëri primitive dhe ngelin në batakun e moszhvillimit shoqëror dhe shtetëror si funksionim klanor i shtetit.

Rezultati i ‘dhjetorit’ është gjithë postkomunizmi. Fakti që nuk u ndërtua dot demokraci, shtet i së drejtës, media si pushtet i katërt, shoqëri civile në funksion të civilizimit shoqëror; fakti se kultura, edukimi, shkollat degraduan në mënyrë të frikshme tregon dhe vlerën e dhjetorit të para 29 vjetëve.

Nuk u krijuan dot për shkak të mendësisë fshataro-komuniste-demo(n)kratike!

Edhe ato pak vlera që kishte degraduan deri në rrënim, sa që, tashmë, Shqipëria gjendet në një shkretëtirë politike e kontrolluar nga oligarkia e krimit dhe trafiqeve në bashkëpunim me liderët e dhjetorit dhe ish-socialistët e PPSH sot si Rilindje Shallvaresh!

Shkretirë institucionale! Shkretitrë e shtetit të së drejtës! Shkretirë demokracie! Shkretirë besimi! Shkretitëre ekonomike!

Të mburresh me ‘dhjetorin’ dhe ‘dhjetoristat’ që krijuan këtë gjendje në bashkëpunim me regjimin komunist duke krijuar këtë katraurë kombëtare dhe sociale, do të thotë, që nuk është kuptuar asgjë pse shoqëria dhe shteti shqiptar ndodhet në këtë gjëndje!

Shqiptarët janë në këtë gjendje edhe me kontributin e dhjetoristëve që drejtuan dhjetorin. Fakti që në kryesinë e parë të PD-së ka pasur shtatë bashkëpuntorë të sigurimit, tregon qartë edhe pse jemi këtu.

Të gjithë e dinë! Asnjë nuk flet! Pajtohemi me mitet e rreme për të krijuar mite të reja të rreme në funksion të bandave politike. Ky është ‘dhjetori’ real sot.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>