Reforma në drejtësi, PD braktis mbledhjen e Komisionit të Posaçëm

Deputetët demokratë braktisën mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi që po zhvillohet prej dy orësh.

Oerd Bylykbashi, nënkryetari i Komisionit tha se drafti që po diskutohet nuk reflekton rekomandimin e Komisionit të Venecias për vendet e rezervuara, ose siç është bërë i njohur “neni 88”. Ky nen është, gjithashtu, kërkesa e vetme e opozitës si kusht për ta votuar draftin.

“Opozita nuk kërkon asgjë më shumë se sa garantimin e përfaqësimit të saj dhe nuk do të pranojë asgjë më pak se sa kjo”, tha Zoti Bylykbashi.

Në mbledhjen e Komisionit, ku tashmë kanë mbetur vetëm përfaqësuesit e PS e LSI, po marrin pjesë dhe ambasadorët Lu e Vlahutin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>