Reforma në drejtësi, shtyhet seanca për Komisionerin Publik Heral Saraçi

Reforma në drejtësi, shtyhet seanca për Komisionerin Publik Heral Saraçi

Seanca dëgjimore për Komisionerin Publik Heral Saraçi, i cili akuzohet për sabotimin e procesit të verifikimit të prokurorëve, do të mbahet më 7 mars.

Shtyrja e seancës u bë me kërkesë të vetë Saraçit, i cili kërkoi mbrojtjen e një avokati dhe më shumë kohë në dispozicion për të zbardhur çështjen.

Procedimi disiplinor ndaj Saraçit u hap nga Kolegji i Ankesave pas një kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

Saraçi akuzohet për pengimin e funksionimit të zyrës së tij, duke hartuar rregullore që shkojnë kundër atyre të rënë dakord me ONM dhe nënshkrimit të kontratave me anëtarët e stafit pa miratimin e Komisionerit të dytë Publik, Florian Ballhysa.

Komisioni disiplinor që do të vendosë për Saraçin përbëhet nga tre anëtarë të KA, Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari, ndërsa hetimi është përgatitur nga Natasha Mulaj, kryetare e KA.

Nëse Saraçi largohet nga funksioni i tij, ai do të zëvendësohet nga një prej dy Komisionerëve të tjerë Publikë, Dariel Sina ose Aldona Sylaj, të cilët u zgjodhën në qershor 2017.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>