Reforma zgjedhore, PD: Komisioni jo legjitim, nuk marrim pjesë në diskutim

Reforma zgjedhore, PD: Komisioni jo legjitim, nuk marrim pjesë në diskutim

Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore nuk është gjithëpërfshirës dhe legjitim, ndaj Partia Demokratike nuk e njeh dhe nuk merr pjesë në diskutimet e nisura prej saj.

Ky është qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike, bërë public përmes Sekretarit të Përgjitshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

“PD dhe opozita i mbetet qëndrimit publik, të shpallur në tryezën e organizuar nga OSBE. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për reformën zgjedhore në një mënyrë transparente, gjithpërfshirëse dhe barazi të plotë me palën tjetër. Këto nuk i garanton komisioni, jo-legjitim i reformës zgjedhore”, deklaroi Zoti Bardhi.

Më herët opozita ka bërë publike një listë me kushte që qeveria duhet të plotësojë përpara se opozita të bashkohet në bisedimet për reformën zgjedhore.

Ndërsa kryeministri Rama deklaroi më 21 tetor se reforma zgjedhore do të miratohet brenda këtij viti, me ose pa bashkëpunimin e opozitës jashtë parlamentit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>