Reforma zgjedhore, Rama: Miratohet këtë vit, me ose pa opozitën

Reforma zgjedhore, Rama: Miratohet këtë vit, me ose pa opozitën

Kryeministri Rama deklaroi sot se reforma zgjedhore do të miratohet brenda këtij viti, me ose pa bashkëpunimin e opozitës jashtë parlamentit.

Pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së PS, kryeministri u shpreh:

“Reformën do ta bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces dhe do ta votojmë .

[N]ë komisionin e reformës zgjedhore, ka edhe një karrige bosh për miqtë tanë të opozitës jashtë parlamentare. Është në të drejtën e tyre të ulen apo të mos ulen në atë karrige, por ne nuk do presim dhe brenda këtij viti do të miratojmë reformën zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.”

Në anën tjetër, opozita e bashkuar ka bërë të qartë qëndrimin e saj: nuk e njeh Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore, për sa kohë në të ka individë që duhet të ishin dënuar për krime elektorale.

Opozita ka bërë publike një listë me kushte që qeveria duhet të plotësojë përpara se opozita të bashkohet në bisedimet për reformën zgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>