Ministria e Shëndetësisë njofton se 3 persona humbën jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit ndërkohë që numri i të infektuarve në raport me testimet mbetet i lartë.
467 persona rezultuan pozitiv, rreth 18% e të testuarve.
Janë 8951 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 691 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,130 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika
Testime totale 1,213,726
Raste pozitive 171,794
Raste të shëruara 160,130
Raste Aktive 8,951
Humbje jete 2,713
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,876
Durrës 941
Fier 787
Shkodër 765
Vlorë 556
Elbasan 475
Berat 373
Lezhë 353
Korçë 235
Gjirokastër 223
Kukës 195
Dibër 172