Vetëm dy koalicione parazgjedhore janë regjistruar në Kosovë për zgjedhjet e parakohëshme të 14 shkurtit pasi afati i regjistrimit u mbyll në orën 18:00, raporton Klan Kosova.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se janë regjistruar vetëm dy koalicione:
- Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);
- Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG);
Më herët, u raportua se AKR-ja do të kandidojë në listat e LDK-së pasi partitë nuk arritën marrëveshje për koalicion parazgjedhor.
Partitë e mëdha të Kosovë nuk kërkuan koalicione parazgjedhore dhe do të kandidojë të vetme.
Afati për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhje është 16 janari sipas KQZ-së.