
Spanja raportoi të martën 849 vdekje të tjera nga Covid-19 duke e çuar totalin në 8189 të vdekur.
Ky është numri më i lartë i vdekjeve në 24 orë, duke vendosur kështu një rekord të ri.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë u diagnostikuan 9222 të infektuar të tjerë duke e çuar totalin në 94 417 të infektuar.
Spanja u bë kështu vendi i tretë pas Italisë (97 mijë) dhe SHBA-ve (143 mijë) që tejkalon totalin e Kinës (81 470) për numrin e te prekurve .
Deri pasditen e së hënës, në botë ishin raportuar 740 mijë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 35 mijë kanë vdekur.
Vdekshmëria në rang botëror shkon në 4.7 për qind, por në Spanjë e Itali përqindja luhatet mes 8-11 për qind.