Rekord i ri për numrin e të infektuarve ditorë në gjithë botën

Nga Exit News
Rekord i ri për numrin e të infektuarve ditorë në gjithë botën

Organizata Botërore e Shëndetit raportoi një rritje rekord të numrit të të infektuarve të rinj në 24 orët e fundit: 230,370 të infektuar në gjithë botën.

Sipas raportit të përditshëm, rastet më të shumta ishin në Shtetet e Bashkuara (66 281 raste), Brazili (45 048 raste), India (28 637) dhe Afrika e Jugut (13497. Rekordi i mëparshëm i OBSH për të infektuarit e rinj ishte 228,102 më 10 korrik.

Në 24 orët e fundit, në gjithë botën humbën jetën 5285 të infektuar me Covid-19.

Ndërsa në Shqipëri, në 24 orët e fundit, u zbuluan 83 të infektuar të rinj dhe u shënuan 4 viktima.

Sipas OBSH-së, Shqipëria vazhdon të klasifikohet si ‘shtet me raste të grupuara në kohë dhe vend’.

Kjo do të thotë se në rastet e të infektuarve në Shqipëri, ende mund të identifikohet burimi i infeksionit dhe të ndiqet zinxhiri i përhapjes së virusit.

Në rastin e vendeve që përballen me transmetim në grupe, institucionet shëndetësore duhet të vazhdojnë të bëjnë hetimet për çdo rast, të gjurmojnë dhe testojnë kontaktet e secilit prej të infektuarve dhe të vendosin në karantinë kontaktet e të infektuarve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>