Rekordet kohore në krijimin e komisionit për shkarkimin e Metës

Nga Exit News
Rekordet kohore në krijimin e komisionit për shkarkimin e Metës

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta u krijua në kohë rekord. Pa u certifikuar ende rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, socialistët nisën dhe përfunduan në kohë rekord procesin parlamentar që i paraprin shkarkimit të presidentit.

Në 8 ditë, Kuvendi morri me shpejtësi një sërë veprimesh parlamentare, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta:

• U bë kërkesa për shkarkimin e presidentit nga 49 deputetë,
• Kërkesa u fut në rendin e ditës nga konferenca e kryetarëve,
• Komisioni i Ligjeve shqyrtoi kërkesën, hartoi një raport dhe votoi pro ngritjes së një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit,
• Kuvendi votoi pro ngritjes së komisionit hetimor,
• U mbajt mbledhja e parë e komisionit hetimor.

Edhe pse në të gjitha këto veprime parlamentare nuk u shkel ligji, u dëmtua fryma e ligjit: procesi i shkarkimi të presidentit duhet të jetë transparent, i kujdesshëm dhe tu japë mundësi të gjitha palëve të luajnë rolin e tyre në proces.

Këto veprime garantojnë legjitimitetin e veprimit.

E gjithë kjo ngutje ëshët bërë më një qëllim: Vendimi për shkakrkimin e Presidentit të merret nga kuvendi i tanishëm. Shkarkimi i presidentit kërkonvotën e 2/3 të deputetëve ose 94 deputetë. Në parlamentin e shtatorit, Kryeministri Rama nuk i ka këto vota.

Prandaj socialsitët duan t’i mbyllin procedurat e shkarkimit të Presidentit brenda 2 muajve të ardhshëm.

Nga ana tjetër ligji nuk lejon mgritjen e komisioneve parlamentare 4 muajt e fundit të një legjislature. Pra, komisionet hetimore mund të ngriheshin deri më 9 maj, ndaj socialistët u ngutën ta mbyllin para kësaj date.

Komisioni hetimor do të shënojë afat kohor rekord në historinë e parlamentarizmit shqiptarë: Anëtarëve të komisioni kanë afat 3 javë për të hetuar shkeljet e pretenduara të presidentit, dhe të vendosin për të propozuar ose jo shkarkimin e tij.

Komisionet e mëparshme gjatë 30 viteve të fundit kanë patur minimumi 3 muaj kohë për të hetuar çështjet për të cilat janë ngritur, përfshi edhe shqyrtimin e procesit të pajisjes me certifikatë sigurie të ish-zv.ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj.

 

Marrë nga emisioni ‘Me pak fjalë’, në Euronews.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>