Rekordi, Messi mbyll vitin e 9 me të paktën 50 gola të shënuar

Nga Redaksia
Rekordi, Messi mbyll vitin e 9 me të paktën 50 gola të shënuar

Për të nëntin vit në 10 sezonet e fundit, Lionel Messi e mbyll kalendarin vjetor me të paktën 50 gola të shënuar.

Me golin e realizuar pasditen e së shtunës në fitoren 4-1 ndaj Alaves, 32 vjeçari shkoi në kuotën e 688 golave në karrierë, të cilat i ka realizuar në 843 ndeshje të luajtura.

Nga kjo mori golash, prej vitit 2010 – përveç vitit 2013 – për 9 vite ai i ka shënuar të paktën 50 herë. Viti 2012 ishte padyshim më i jashtëzakonshmi, në të cilin argjentinasi mundi të realizonte 91 gola duke eklipsuar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga gjermani Gerd Muller (85).

  • 2010 – 60
  • 2011 – 59
  • 2012 – 91
  • 2013 – 45
  • 2014 – 58
  • 2015 – 52
  • 2016 – 59
  • 2017 – 54
  • 2018 – 51

I mbiquajtur “Jashtokësori” pikërisht për dhuntitë dhe spektaklin që ofron në fushë, Messi u vlerësua këtë vit edhe me Topin e Artë, vlerësim që ishte i 6-ti për të në karrierë.

Për krahasim, Cristiano Ronaldo, 34-vjeçar, ka mundur të regjistrojë 7 vite me së paku 50 gola:

  • 2010 – 49
  • 2011 – 60
  • 2012 – 63
  • 2013 – 69
  • 2014 – 61
  • 2015 – 57
  • 2016 – 55
  • 2017 – 53
  • 2018 – 47
  • 2019 – 26

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>