Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha deklaroi se mësimi në Univeristet do të zhvillohet i kombinuar, ku për leksionet që kanë më shumë se 60 studentë do të zhvillohen online ndërsa seminaret do të zhvillohen në Fakultet.
Në një intervistë për Abc News, Hoxha u shpreh:
“Univeristeti i Tiranës e zhvillon mësimin nga ora 7 e mengjesit deri në 8 të darkës. Kur bëhet fjalë për grupe 20 deri në 30 studentë mendoj se ne e kemi eksperiencën. Po kur flitet për mbi 60 studentë ne nuk kemi kapacitete”
Ai tha se ende nuk është marrë një vendim për këtë, pasi ekzistojnë disa mundësi për të zhvilluar mësimin.
Në lidhje me tarifat e studimit, Hoxha tha se nuk do të ketë përgjysmim, pasi kjo do të rëndonte mbi fakultetet e UT.