REL: Koreja e Jugut dhe e Veriut rivendosin komunikimet

Nga Exit News
REL: Koreja e Jugut dhe e Veriut rivendosin komunikimet

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut rivendosën komunikimin ndërkufitar. Seuli tha se dy Koretë zhvilluan telefonatën e parë që nga gushti, raportoi REL.

“Me rivendosjen e linjës së komunikimit Jug-Veri, Qeveria vlerëson se është siguruar një bazë për rimëkëmbjen e marrëdhënieve ndër-koreane”, tha përmes një deklarate Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut e mbylli linjën telefonike në gusht, në shenjë kundërshtimi ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA tha më herët se linja do të rihapet, por i bëri thirrje Seulit që të punojë drejt përmirësimit të lidhjeve të tendosura ndërkufitare.

Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap sugjeroi se rivendosja e linjës telefonike ngre shpresat për rifillimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Që nga ndërprerja e linjës në gusht, Koreja e Veriut, e cila ka armë bërthamore, ka testuar disa raketa të reja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>