Relacioni i KQZ/ Si do të regjistrohen emigrantët për të votuar jashtë vendit

Nga Exit News
Relacioni i KQZ/ Si do të regjistrohen emigrantët për të votuar jashtë vendit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hartuar procedurën e regjistrimit të emigrantëve nga jashtë Shqipërisë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një relacionin e projektvendimit mbi “rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për zgjedhjet e kuvendit”, KQZ parashikon që emigrantët të regjistrohen nëpërmjet një sistemi “online”.

Projektligji është ende në fazë konsultimi.

Në KQZ do të ngrihet një sistem “online” për regjistrimin dhe administrimin e kërkesave nga shtetasit shqiptare me vendbanim te përhershëm jashtë territorit të cilët kërkojnë për te votuar në zgjedhjet e 25 prillit, nga ku ata kanë vendbanimin e tyre.

Sistemi do të jetë i aksesueshëm në internet në formën e një aplikacioni të shkarkueshëm edhe në ‘smartphone’.

Regjistrimi është parashikuar të bëhet sipas hapave të mëposhtëm:

Shtetasi që kërkon të votojë jashtë territorit të Shqipërisë duhet të ketë deklaruar dhe regjistruar paraprakisht adresën e vendbanimit të tij.

Ai duhet të plotësojë të gjitha të dhënat/ fushat që i kërkon sistemi:

“a) Numrin personal b) Emër, atësi, mbiemër, datëlindje, c) Foto të dokumentit të letërnjoftimit ose të pasaportës të lëshuar nga RSH; d) Foto të dokumentit të identitetit të lëshuar nga shteti ku ka vendbanimin, ose leje qëndrimi në shtetin përkatës; e) Adresën e vendbanimit jashtë RSH; f) Adrese e-mail aktive; g) Numër telefonit celular aktiv; h) Një dokument që tregon lidhje me shtetin ku jeton si kontrate qiraje shtëpie ose dokument pronësie, kontrate me ujësjellës/energji/gaz, kontrate punësimi, kontrate shkollimi, etj.”

Sistemi duhet t’i kërkojë zgjedhësit/ aplikantit nëse ai/ ajo ka bërë regjistrimin e adresës së vendbanimit të përhershëm jashtë vendit në “Programin e regjistrimit të adresës”, pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Nëse përzgjidhet “Jo”, do te njoftohet me një mesazh paralajmërues për detyrimin qe ka shtetasi te aplikoje pranë shërbimit ne DPGJC për te regjistruar vendbanimin e tij duke i ofruar linkun përkatës dhe se aplikimi i tij nuk do te vazhdoj te përpunohet pa kryer këtë regjistrim.

Nëse përzgjidhet “Po” dhe të dhënat e tjera/përbërësit zgjedhor të tij/saj janë të sakta sistemi e informon se ai/ajo është kandidat për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve qe banojnë jashtë vendit.

Nëse përzgjidhet “po” dhe të dhënat e tjera/përbërësit zgjedhor të tij/saj nuk janë të sakta sistemi e informon se duhet t’i plotësojë dhe deri sa t’i saktësojë nuk do vazhdojë procedurën më tej.

Sistemi qendror do të analizojë të dhënat e marra nga procesi i regjistrimit për të verifikuar saktësinë e tyre duke komunikuar me bazat e të dhënave shtetërore si Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, Regjistri i adresave të shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë vendit apo regjistra të tjerë që mund të ndihmojnë në verifikimin dhe saktësimin e të dhënave.

Nëse këto të dhëna përputhen, sistemi finalizon regjistrimin në listën e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit. Me këtë rast sistemi i dërgon me e-mail ne kontaktet e deklaruara linku-n personal/unik dhe te dhënat e duhura unike qe i japin mundësi te marre pjese ne votim. Në këtë mënyrë është hapur edhe “llogaria” personale në sistem për aplikuesin.

Nëse këto të dhëna nuk përputhen sistemi do të njoftoje automatikisht shtetasin për rezultatet e mospërputhshmërisë/mos regjistrimin e tij.

Për të verifikuar që personi i cili po regjistrohet nuk është një person tjetër, sistemi duhet ti kërkojë votuesit te plotësojë fushat e sistemit me të dhëna me një nga dy mënyrat:

Mënyra 1: Aplikuesi duhet të plotësoj të dhënat që kanë të bëjnë me: atësia, mëmësia, vendlindja e tij, vendlindja e babait, vendlindja e nënës, datëlindja e babait, datëlindja e nënës, emri i vëllezërve dhe/ose motrave, datëlindjet e tyre, emrat e fëmijëve te regjistruar në DPGJC, datëlindjet e fëmijëve, vendlindjet e fëmijëve, datëlindja e bashkëshortes/bashkëshortit, vendlindja e bashkëshortes/bashkëshortit.

Mënyra 2: Votuesit duhet t’i kërkohet të instalojë në smartphone e tij një aplikacion i cili do të përdoret për të automatizuar procesin e identifikimit te tij nëpërmjet teknologjive “Face ID”. Aplikacioni do të kryejë krahasimin e pamjes së tij me foton në dokumentin e identifikimit. Aplikacioni do të jetë i aftë të dallojë që personi në fjalë është i vërtetë dhe jo një foto. Aplikacioni do të verifikojë pamjen e shtetasit sa here që ai e përdor atë. Ne rast se shtetasi nuk ka një smartphone të aftë të mbajë aplikacionin, atij do ti ofrohet mundësia ta kryeje të njëjtën procedure duke u lidhur me një faqe në internet (pjese e sistemit qendror) nëpërmjet një kompjuteri me kamera.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>