Rëndohet situata e zjarreve, humb jetën një i moshuar në Gjirokastër

Nga Exit News
Rëndohet situata e zjarreve, humb jetën një i moshuar në Gjirokastër

Përhapja e vatrave të zjarrit në vend mori një kthesë dramatike të martën, pasi vendi regjistroi viktimën e parë në fshatin “Asim Zeneli”.

Sipas një raportimi nga BW, i cili citon si burim Ministrinë e Mbrojtjes, zjarri në këtë fshat ka dal jashtë kontrollit, duke shkaktuar vdekjen e një të moshuari, ndërkohë që bashkëshortja e tij raportohet se ka marr diegie në trup.

Aktualisht banorët po përgatiten për evakuim, ndërkohë që në vendngjarje është nisur edhe Minsitri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Deri tani përpjekjet për shuarjen e zjarreve ishin  përqëndruar në zonën e Karaburunit, ndërkohë që mëngjesin e së martës tymi i përhapur nga përparimi i flakëve largoi pushuesit nga plazhi i Livadhit.

Situata u rëndua më tej 24 orë pasi qeveria deklaroi se situata ishte nën kontroll, duke propaganduar përdorimin e një avioni për shuarjen e flakëve, pas kritikave për mungesë të mjeteve e kapaciteteve kundër zjarreve.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>