Gjashtë pacientë me Covid-19 humbën jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar totalin e viktimave në 108,
187 të infektuar të rinj u zbuluan në gjithë vendin, shumica prej të cilëve janë në kryeqytet, Prishtinë.
Në total, që prej 13 marsit, në Kosovë janë gjetur 5 118 persona të infektuar, prej të cilëve 108 kanë vdekur dhe 2 370 janë shëruar, ndërsa 2 640 janë ende të infektuar.
Vetëm gjatë katër ditëve të fundit, në Kosovë janë shënuar mbi 900 raste me Covid-19.
Për shkak të përkeqësimit të situatës, të hënën, Qeveria e Kosovës ka miratuar masa shtesë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, të cilat mund t’i lexoni këtu dhe këtu.