RENEA arreston vrasësin e Shkëlzen Kastratit

Nga Exit News
RENEA arreston vrasësin e Shkëlzen Kastratit

Forcat RENEA kanë arrestuar të dielën 37-vjeçarin Albert Zaja, dyshuar si autor i vrasjes së  Shkëlzen Kastratit.

Vrasja ndodhi më 1 shkurt të këtij viti në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

Sipas një raporti të ABC News, mësohet se gjatë arrestimit në fshatin Larushkë të Niklës ka pasur edhe të shtëna.

Albert Zajës, pas arrestimit, i është sekuestruar edhe një pistoletë e llojit “Gloc”, e mbushur.

Autori i dyshuar i vrasjes së Kastratit është duke u shoqëruar në drejtorinë e policisë Tiranënën masa të rrepta sigurie.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>