
Organizata Reporterët pa Kufij dënoi gjuhën e përdorur nga Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ndaj gazetarëve.
Në një postim në Twitter, organizata i kërkoi liderve shqiptarë të mos zbatojnë standarte të dyfishta për lirinë e medias në vend.
“RSF dënon vërejtjet nënçmuese të Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve. Ilir Meta ofendoi gazetarin Adriatik Doçi kur ai nxorri në pah shkeljet e ligjit Për shtetësinë.
Doçi u lavdërua nga kundërshtari i Presidentit, kryeministri Edi Rama, i cili gjithsesi i trajtoi gazetarët e Klan Tv si gënjeshtarë për raportimin e përfshirjes së tij në kontrata korruptive. Liderët shqiptarë duhet të ndalojnë zbatimin e standaretve të dyfishta për lirinë e medias.”