Reporterët pa kufij: 80 gazetarë u vranë dhe 348 u burgosën gjatë 2018-ës

Reporterët pa kufij: 80 gazetarë u vranë dhe 348 u burgosën gjatë 2018-ës

“2018-ta ishte viti i armiqësisë së pashembullt ndaj gazetarëve, me të paktën 80 prej tyre të vrarë në mbarë botën”.

Këto janë gjetjet e organizatës për të drejtat e gazetarëve “Reporterët pa Kufij” (RSF) të bëra publike më 18 dhjetor në një tavolinë të rrumbullakët mbi trajtimin e gazetarëve në botë gjatë 2018. Në këto gjetje nuk përfshihen 10 gazetarët e vrarë, rastet e të cilëve ende po hetohen nga RFS-ja.

Të dhënat e RFS-së mbështeten dhe nga gjetjet e një tjetër grupi në mbrojtje të gazetarëve të quajtur Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ). Më poshtë gjeni disa nga gjetjet e raporti të Reporterëve pa Kufij:

Më shumë se gjysma e gazetarëve janë vrarë në krye të detyrës ose të shenjestruar me qëllim.

Në shumicën e rasteve asnjë autor nuk është dënuar për këto vrasje.

324 gazetarë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit janë vënë në “heshtje përmes vrasjeve” dhe asnjë autor nuk është dënuar në më shumë se 85 për qind të rasteve.

Vendet më të rrezikshme për jetën e gazetarëve në 2018 kanë qenë Afganistani ku 13 gazetarë dhe një punonjës gazete u vranë — përpara zgjedhjeve parlamentare më 2o tetor. Nëntë prej tyre u vranë në një akt terrorist kundër një grupi gazetarësh në Kabul.

11 gazetarë u vranë ndërsa po raportoni luftën në Siri.

348 gazetarë janë të burgosur në të gtihë botën. Pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Kinë, Iran, Arabi Saudite, Egjipt, dhe Turqi.

Ndërsa 60 gazetarë po mbahen peng nga grupe ushtarake militante ose nga aktorë të tjerë joqeveritarë. 59 prej tyre po mbahen peng në Siri, Irak dhe Jemen. Gazetari ukrainas Stanislav Aseyev ka që në vitin 2017 peng i grupeve separatiste në Ukrainën Lindore të mbështetura nga Rusia, të cilët e akuzojnë atë për spiunim.

RSF theksoi se vrasja e opinionistit të shquar të Arabisë Jamal Khashoggi dhe e gazetarit të ri sllovak Jan Kuciak, treguan qartë se deri ku mund të arrijnë veprimet makabre të “armiqve të lirisë së shtypit”. Sekretari i Përgjithshëm i RSF, Christophe Deloire tha se “dhuna kundër gazetarëve ka arritur nivele të paprecedentë këtë vit, dhe situata është tani kritike”. Ai shtoi se:

“Rrjetet sociale gjithashtu kanë përgjegjësi të madhe për përforcimin e shprehjes së urrejtjes dhe legjitimimin e dhunës ndaj gazetarëve – duke minuar kështu gazetarinë dhe vetë demokracinë, çdo ditë e më shumë. Gazetarët kurrë më parë nuk i janë nënshtruar aq shumë dhunës dhe trajtimit abuziv si në vitin 2018.”

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>