Reporterët pa Kufij kritikojnë BE-në për gjendjen e medias në Ballkan

Reporterët pa Kufij kritikojnë BE-në për gjendjen e medias në Ballkan

Organizata e Reporterëve pa Kufij kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian për të luftuar mungesën e lirisë së shtypit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Komentet u bënë nga Pavol Szalai, Shefi i Zyrës Evropiane dhe Ballkanike të RSF gjatë konferencës “Liria e Mediave në Ballkan” që  Euractiv organizoi të enjten, më 3 qershor.

BE-ja duhet të jetë qen roje i medias. BE-ja është një qen i madh, por ka dhëmbë të vegjël që lehin si me drojë kundër armiqëve të lirisë së shtypit dhe kafshon shumë pak në të vërtetë, nuk ka dhëmbë shumë të fortë. Duhet të leh më shumë dhe të ketë dhëmbë më të fortë dhe të kafshojë më shumë,” u shpreh Szalai.

Situata për mediat e pavarura në rajon është përkeqësuar ndjeshëm  vitet e fundit, sipas panelistëve. Ato nuk mund të mbijetojnë më vete, pasi janë pjesë e një ambienti politik dhe ekonomik që favorizon mediat pro-qeveritare dhe shtetërore. Gazetarët kritikë në rajon shpesh bien pre e gacmimeve dhe madje, edhe sulmeve fizike.

Gazetaria në Ballkan po vuan dhe duhet të merren masa urgjente,” shtoi Szalai gjatë fjalës së tij.

Një tjetër problem i ngritur nga të pranishmit në konferencë ishte blerja e konglomerateve mediatike evropiane nga njerëz të pushtetshëm të lidhur me qeverinë.

Me daljen e Indeksit të Lirisë së Medias, në një intervistë për Exit News Szalai theksoi se askush nuk duhet të gëzohet që Shqipëri rekuperoi 1 pikë nga viti i kaluar pasi vendi është i gjashti nga fundi në zonën e BE/Ballkanit.

LEXO  Gjermania heq kufizimet për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga Covid-19

Ndërkohë që, vetëm një javë më parë Reporterët pa Kufij i kërkuan Partisë Socialiste (PS) të presë derisa Kuvendi i i sapozgjedhur të mblidhet në shtator përpara se të zgjedhte anëtarët e rinj të Autoritetit të Mediave Audio-Vizive (AMA), pasi prekej pavarësia e institucionit.

Qëndrimi i RSF vjen një javë pasi Exit kritikoi Komisionin Evropian për rrëngun që i punoi mediave të pavaruara, duke bërë presion për moskalimin e paketës “Anti-shpifje” pa ndryshime, duke e vendosur si kusht për integrimin e vendit, vetëm për ta tërhequr kushtin pa asnjë shpjegim, ndërkohë që ligji pritet të diskutohet sërish në parlament.

Gazetarja e Exit, Alice Taylor shkruan se BE-ja i hodhi gazetarët në gojë të ujkut në emër të stabilitetit.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme