Reporterët pa Kufij përshëndesin vendimin e Metës për mosdekretimin e paketës anti-shpifje

Reporterët pa Kufij përshëndesin vendimin e Metës për mosdekretimin e paketës anti-shpifje

Organizata Reporterët pa Kufij (RSF) ka përshëndetur vendimin e Presidentit Meta për të mos dekretuar dhe për të kthyer në kuvend paketën anti-shpifje.

Përmes një postimi në Twitter, RSF e quan paketën si përpjekje të qeverisë për të kontrolluar median:

“Reporterët pa Kufij mirëpresin vendimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të kthyer në Parlament 2 ligjet e të ashtuquajturës ‘paketë anti-shpifje’, që shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut.”

Reporterët pa Kufij kanë kritikuar hapur qeverinë Rama për hartimin e paketës anti-shpifje që i jep institucioneve nën varësinë e qeverisë të drejtën për të luajtur rolin e gjykatave, për të gjobitur dhe mbyllur portalet online, nëse ata gjykojnë se lajmet e shkruara nuk janë të vërtëta.

Presidenti Meta vendosi dje mosdekretimin e paketës dhe kthimin e saj në kuvend.

Katër argumentet kryesore që presidenti dha janë se:

Paketa anti-shpifje:

  • Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik;
  • Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit;
  • Është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
  • Shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Për të lexuar më shumë për argumentimin e vendimit të presidentit, klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>