Reporterët pa Kufij thirrje qeverisë të shtyjë zgjedhjen e anëtarëve të AMA

Reporterët pa Kufij thirrje qeverisë të shtyjë zgjedhjen e anëtarëve të AMA

Reporterët pa kufij i kërkuan Partisë Socialiste (PS) të presë derisa Kuvendi i i sapozgjedhur të mblidhet në Shtator përpara zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Autoritetit të Mediave Audio-Vizive (AMA).

Në 24 maj Kuvendi shpalli katër vakanca të AMA.

Në një postim në Tëitter, RSF shprehu shqetësimin mbi ndikimin kapjen e mundshme politika të AMA-s, institucion i cili sipas ligjit duhet të jetë i pavarur.

Përmes këtij postimi RSF i kujtoi PS-së se” Sipas ligjit parlamenti duhet të mbajë një lloj balance mes kandidaturave nga qeveria dhe opozita.”

Në fillim të vitit 2019, Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja për Integrimin Socialist (LSI) “dogjën” mandatet e tyre dhe refuzuan të vijonin punën në parlament pas akuzave për manipulim të votave. Një numër i deputetëve të cilët zëvendësuan vendet e tyre kanë kaluar kryesisht në PS në pushtet. Kjo ngre shqetësime se, nën përbërjen aktuale parlamentare, çdo anëtar i sapo zgjedhur i AMA do të ndihmojë në forcimin e kontrollit të PS mbi bordin.

AMA do të ketë autoritetin e plotë për të mbikëqyrur dhe gjobitur mediat online, nëse miratohet paketa “anti-shpifje” e PS.

Projektligji i diskutueshëm, i cili u propozua për herë të parë nga qeveria shqiptare në 2018, është kritikuar në rang kombëtar dhe ndërkombëtar për masat e tij që pengojnë liritë e mediave online. Qeveria u paralajmërua gjithashtu se nëse paketa kalon, ajo do të pengojë procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.

Në vitin 2020, Presidenti Meta, e ktheu në parlament këtë projektligj pasi e quajti antikushtetues.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>