Reporteri i PE-së: Miratimi i projekligjeve për median rrezikon negociatat me BE-në dhe presidencën e OSBE-së

Nga Redaksia
Reporteri i PE-së: Miratimi i projekligjeve për median rrezikon negociatat me BE-në dhe presidencën e OSBE-së

“Nëse parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për media, rrezikohet presidenca e Shqipërisë për OSBE-në. Ky vendim do të komplikojë gjithashtu negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur.”

Kështu ka deklaruar sot Reporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi  parlamentar i PPE-së, David Lega, përmes një postimi në Twitter.

Ky reagim vjen një ditë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi dy projektligjet për median, të cilat do të kalojnë për miratim në seancën parlamentare të 19 dhjetorit.

Edhe pse kjo paketë ligjore ka pasur kundërshtime të vazhdueshme nga mediat, organizatat ndërkombëtare, ambasadat dhe nga opozita, Kryeministri Rama është shprehur i vendosur për t’i miratuar në parlament më 19 dhjetor.

Dy projektligjet, ndër të tjera, i japin fuqi dy institucioneve në varësi të qeverisë, AKEP dhe AMA të gjobisin dhe kontrollojnë median.

Gazetarët kanë paralajmëruar protesta kundër miratimit të projektligjeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>