
Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega i kërkkoi qeverisë të forcojë luftën kundër krimit të organizuar.
Ai ndau në Twitter raportin e Europol, të botuar të martën, mbi kontrollin e trafikut të kokainës në Evropë nga grupet shqiptare.
“Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika. Grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar”, shkroi Lega në Twitter.