Republika Çeke pas dy javësh rezikon karantinim të plotë

Nga Exit News
Republika Çeke pas dy javësh rezikon karantinim të plotë

Republika Çeke, që ka shkallën më të lartë të infeksionit në Europë, do të presi edhe të paktën dy javë përpara se të marrë vendim për një karantinë të dytë të përgjithshme, në përpjekje për të kontrolluar situatën epidemiologjike të shkaktuar nga Covid-19.

Gjatë javës së kaluar, baret dhe restorantet janë urdhëruar të mbyllen, përveç shërbimeve me porosi.

Shkollat po bëjnë mësim në distancë dhe aktivitetet sportive, kinematë dhe palestrat janë mbyllur.

Të vetmet që kanë mbetur hapur janë dyqanet.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve njoftoi se në Çeki janë regjistruar 828 raste të infektuar me Covid-19 për 100,000 banorë në dy javët e fundit – kjo shifër është 10 herë më e lartë se ajo në Gjermaninë fqinje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>