Republikanët kundështojnë idenë e Trumpit për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale

Nga Exit News
Republikanët kundështojnë idenë e Trumpit për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale

Disa prej përfaqësuesve të Partisë Republikane kanë kundërshtuar propozimin e presidentit Trump për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Liderët e republikanëve në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, Mitch McConnell dhe Kevin McCarthy ishin të parët që folën kundër propozimit.

“Kurrë në historinë e këtij shteti, nëpër luftëra, depresione dhe luftë civile, nuk jemi përballur me mosmbajtje të zgjedhjeve me kohë. Ne do ta gjejmë një mënyrë për ta bërë këtë gjë më 3 nëntor të këtij viti”, u shpreh McConnell.

Një prej senatorëve, i njohur si aleat i Trumpit, Lindsay Graham deklaroi po ashtu se shtyrja e zgjedhjeve ‘nuk është ide e mirë.’

Presidenti Trump kërkoi, në 30 korrik, shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, pasi rritja e numrit të qytetarëve që do të votojnë me postë mund të çojë në vjedhje dhe manipulim të rezultateve.

Ai sygjeroi që zgjedhjet të shtyhen deri sa qytetarët ‘të mund të votojnë siç duhet, të sigurtë’.

Shtetet amerikane duan ta bëjnë votimin me postë më të lehtë në mënyrë që më shumë njerëz ta përdorin atë, duke shmangur kështu grumbullimet e njerëzve në qëndrat e votimit në mes të një pandemie.

Në një postim në Twitter, presidenti Trump u shpreh se ‘votimi me postë’ do të bënte votimin e nëntorit ‘më të pasaktin dhe mashtruesin në histori’ dhe do të ishte një ‘turp i madh për SHBA-të’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>