Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në gjithë vendin

Nga Exit News
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në gjithë vendin

Disa qytete të Shqipërisë, si Shkodra, Lezha, Fushë Kruja, Gjirokastra, Elbasani, Durrësi, janë përmbytur gjatë dy ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të vazhduara të shiut.

Exit News sjell më poshtë një përmbledhje të situatës sipas qarqeve:

Lezhë

Si pasojë e shirave në lagjen “Varosh” ka pasur rrëshqitje dheu, duke rrezikuar disa banesa dhe dhjetra qytetarë janë evakuuar. Po ashtu, policia ka informuar se disa akse rrugore janë dëmtuar dhe bllokuar.

Në disa zona, lumi Drin ka dalë nga shtrati duke përmbytur zonat përreth. Rreth 970 hektorë tokë janë nën ujë në Lezhë dhe në Kurbin. Zona e Zadrimës, deri më tani paraqitet më problematike.

Moti i keq ka krijuar probleme edhe në Shëngjin, ku uji ka depërtuar në disa banesa, raportojnë mediat.

Për përmbytjet në Lezhë ka reaguar edhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu, i cili tha se situata në qytet është mjaft e rënduar dhe e rrezikshme për shkak të shirave. Ai tha se po vëzhgohet me kujdes rezervuari i Kallmenit, i cili do të sillte katastrofë nëse dëmtohet.

Durrës

Bashkia e Durrësit ka njoftuar se për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm, duke mbushur tej kapacitetit kanalet kulluese, janë përmbytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese.

Në njësinë Administrative nr. 6 rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji, njoftoi Bashkia e Durrësit.

Lezhe x

Lezhë

gfgg x
Lezhë

Shkodër

Shkodra është po ashtu një nga qytetet e përmbytura dy ditët e fundit. Sipas Bashkisë së Shkodrës, janë përmbytur shtëpi dhe toka bujqësore. Po ashtu vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot.

Në disa zonë të Shkodrës është ndërprerë energjia elektrike si pasojë e përmbytjeve.

Bashkia e Shkodrës njoftoi se:

“Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç”.

Së fundmi Bashkia thekson se ditën e shtunë është e nevojshme e makinave të ushtrisë dhe varkave lundruese.

Gjirokastër

Gjirokastra është përmbytur po ashtu si pasojë e motit të keq, dhe Bashkia njofton vazhdon të jetë e bllokuar rruga e fshatit Zhulat:

“Është ndërhyrë për pastrimin e kolektorëve duke shmangur bllokimin e qarkullimit të mjeteve në qytet dhe njësitë administrative si dhe evitimin e përmbytjeve.”

o

Elbasan

Elbasani po ashtu është përfshirë nga përmbytjet, ku ka pasur rrëshqitje gurësh ën disa akse.

Prefekti i Elbasanit, Klevis Xhoxhi në një intervistë për Report Tv tha:

“Ka vazhduar rënia e gurëve dhe inerteve në aksin Gramsh-Moglicë të cilat janë eleminuar nga firma kontraktuese dhe ka pasur rënie të vazhdueshme të dherave të Pishkash, te aksi Elbasan-Qafë dhe firma kontraktuese ka qenë prezent dhe ka punuar gjatë orëve të natës! Aktualisht të gjitha grupet janë në gatishmëri.”

n

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>