Reshjet e shiut shuajnë zjarrin në Seman

Nga Exit News
Reshjet e shiut shuajnë zjarrin në Seman

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës e mëngjesit së 5 gushtit kanë ndihmuar për shuarjen e zjarreve në Seman. Prej disa ditësh zjarrfikësit nuk kishin mundur ta shuanin zjarrin për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, e cila ndihmonte në përhapjen e zjarrit.

Javët e fundit zjarri ka mbuluar zonën e njohur si Rana e Hedhur në Lezhë, zonën e Godullit në Seman të Fierit, në zonën e kënetës së Domnit në Shkodër, etj.  Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nga 329 vatra zjarri që janë konstatuar që nga janari, 168 janë shënuar vetëm gjatë muajit korrik, duke djegur qindra hektarë dhe duke shkrumbuar mijëra rrënjë ullinj dhe pemëtari.

Institucionet shtetërore besojnë se thuajse të gjitha këto zjarre janë të qëllimshme për shfrytëzimin e tokës për ndërtim. Drejtuesi i Emergjencave Civile, Hako Çako tha se në zonat ku kanë rënë zjarre fshihen interesa personale të bizneseve, për t’i kthyer këto toka në resorte turistike.

Në një intervistë në Report TV, Çako i bëri thirrje policisë të hetojë këto zjarrvënie duke për të identifikuar personat apo subjekte që kanë qëllim të bëjnë resorte në këto zona.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>