
Partia Demokratike publikoi të dielën në mbrëmje rezultatet paraprake të zgjedhjeve për kreun e ri të saj.
Sipas të dhënave, Lulzim Basha konfirmohet në postin e kryetarit të PD-së, duke marr 81% të votave.
Në votime kanë marr pjesë 54.7% të anëtarësisë ose 41095 votues, ndërkohë që janë konsideruar të vlefshme 40674 vota.
Ndërkohë, shëprndarja e votës mes kandidatëve vijon si më poshtë:
Fatbardh Kadilli: 763
Editj Harxhi: 991
Agron Shehaj: 6038
Lulzim Basha 32882 ose 81%.
Sipas një deklarate të mëparshme të kryetarit të Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana, rezultati përfundimtar zyrtar do të publikohet të dielën paradite.